E BUJSHME/ Plasin shkarkimet pas sfidave të para në Champions, tani rrezikohet edhe pankina e…

Pas shkarkimeve të Tomas Tuhel nga Çelsi dhe Domeniko Tedeskos nga Lajpcigu, pas humbjeve në Champions, respektivisht 1-0 ndaj Dinamos së Zagrebit dhe 1-4 ndaj Shaktar Donjetsk, tani edhe një trajner tjetër është gjithmonë e më pranë shkarkimit.

LOPETEGI

Sipas asaj që raporton “CalcioMercato.com”, Julen Lopetegi është fare pranë shkarkimit nga detyra e trajnerit të Seviljes pas disfatës së rëndë me rezultatin 0-4 mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Ramon Sanchez Pizjuan” ndaj Mançester Sitit.

Sipas medias italiane, sot do të mblidhet këshilli ekzekutiv i klubit andaluzian për të marrë një vendim zyrtar për trajnerin 55-vjeçar spanjoll, i cili më parë ka qenë edhe teknik i Realit të Madridit, kombëtares së Spanjës, Portos.

Lopetegi ka një kontratë deri në vitin 2024 dhe Seviljan e mori në drejtim më 1 korrik të vitit 2019, teksa në 165 ndeshje në të gjitha kompeticionet ka arritur të fitojë, 89 ndeshje, 42 barazime dhe 34 humbje.

– Arena e Lajmit

LEXO EDHE:

ZYRTARE/ Humbja në Champions i kushton shumë, klubi shkarkon me efekt të menjëhershëm trajnerin italian

ZYRTARE/ Armando Broja mbetet pa trajner, Çelsi shkarkon Tuhelin pas disfatës në Champions


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×