Ish-mesfushori i Juventusit, Miralem Pjaniç, pritet të jetë futbollisti më i ri i Al Sharjah në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Aventura e boshnjakut te Barcelona nuk shkoi ashtu siç duhet, i cili zhgënjeu në vitin e tij të parë me katalanasit dhe më pas u huazua te Beshiktashi për një sezon.
Çavi nuk e kishte në planet e tij Pjaniç dhe prej kohësh e kishte nxjerrë në shitje dhe duket se tashmë ai do të nisë një aventurë të re në Lindjen e Mesme, ku do të firmosë për dy vite me skuadrën nga Abu Dhabi.
Arena e Lajmit
