VIDEO/ Tetë gola në 2 sfidat e para të grupit të “ferrit”! Bajerni shumë i fortë për Interin, Barça shkëlqen me… manita

U luajtën mbrëmjen e sotme 2 sfidat e para të Grupit C, i quajtur si “grupi i ferrit”, teksa u shënuan në total plot 8 gola. Në supersfidën e zhvilluar në “San Siro”, mes Interit dhe Bajernit të Mynihut, ishin bavarezët e Nagelsman që triumfuan me rezultatin 0-2, falë golit të Sane dhe autogolit të Dambrozios.

Collage Maker-07-Sep-2022-10.51-PM

Një dominim i frikshëm i skuadrës gjermane, që ishte superiore absolute ndaj Interit, që bëri shumë pak në këtë sfidë! Diferenca të mëdha u vëren në fushën e lojës mes këtyre dy skuadrave.

Ndërkohë në duelin tjetër të Grupit C, atë mes Barcelonës dhe Plzen, katalanasit e Ksavit bënë detyrën duke triumfuar me rezultatin 5-1. Protagonisti absolut i spanjollëve ishte bomberi Robert Levandovski që realizoi triplitë, teksa serinë e golave e hapi Kesi dhe e mbylli Ferran Torres.

REZULTATET:

BARCELONA-PLZEN 5-1

Kesi 13′, Levandovski 34′ , 45+3′, 67′, F.Torres 71’/ Sykora 44′ 

GOLI I FERRAN TORRES: VIDEO

GOLI I TRETË PERSONAL I LEVANDOVSKIT: VIDEO

GOLI I DYTË PERSONAL I LEVANDOVSKIT: VIDEO

GOLI I SYKORA: VIDEO

GOLI I LEVANDOVSKIT:VIDEO

GOLI I KESI:VIDEO

INTER-BAJERN MYNIH 0-2

Sane 25′, Dambrosio 67′ (autogol)

KOMENTI LIVE: 

Mbyllet sfida! 

90′ Akordohen 3 minuta shtesë!

85′ Bajerni bën dy zëvendësimet e radhës, largohen Sane dhe Lukas Hernandez, në fushë Stanishiç dhe Musiala.

83′ Korrea nuk përfiton nga një gafë e Kimish, duke shpërdoruar një shans të artë, gjuajtja e tij shkon jashtë kuadratit.

81′ Zëvendësim i fundit te Interi, Galjardini zë vendin e Çalhanoglusë.

75′ Dy zëvendësime te Bajerni, largohet Koman dhe De Ligt, në fushë Gnabri dhe Upamekano.

72′ Interi kryen 4 zëvendësime, largohen Xheko, Damfris, Bastoni dhe Shkriniar, në fushë, Korrea, Darmian, Dimarko, De Vraj.

67′ GOOOL BAJERNI 0-2/ Spektakël i Sane! Bajnerni në avantazh të dyfishtë! Ylli gjerman detyron Dambrosion të devijojë topin në rrjetë! 

65′ Onana për pak sa nuk katranos me një gafë, shtylla shpëton!

52′ Minuta të mira për Interin, që është hedhur në sulm në kërkim të golit të barazimit.

50′ Rast ideal për Xhekon që në afërsi të pikës së penalltisë ka gjuajtur lehtë duke e dërguar topin në duart e Nojerit.

46′ Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohet 1 minuta shtesë!

40′ De Ligt është i ndëshkuari i parë i sfidës me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Brozoviç.

36′ Drithërima në portën e Interit, Dejvis dhe Sabitzer i shkojnë shumë pranë golit të dytë. Sërish protagonist Onana.

35′ Xheko “flirton” me golin e barazimit, gjuajtja e boshnjakut me kokë pas harkimit nga këndi shkon ngjitur me shtyllën.

32′ Dominim i frikshëm i Bajernit, që duket se e ka kthyer portën zikaltër në një poligon, me gjuajtjet e shumta drejt kuadratit.

25′ GOOOL BAJERN 0-1/ Zhbllokohet sfida, Sane kalon në avantazh gjermanët, ylli i bavarezëve shmangu mjaft bukur portierin Onana dhe e dërgoi topin në rrjetë. 

22′ Pritje spektakolare e Onanës, portieri kamerunas, i mohon golin e avantazhit Mylerit.

20′ Hera e tretë në këto minuta që Kimish provon nga distanca, por sërish topi shkon drejt e në duart e portierit Onana.

16′ Provon Interi me Dambrosion, por gjuajtja e tij me të majtën, pritet pa probleme nga portieri Nojer.

8′ Myler me të majtën brenda zonës në formë kthese, pas asistit të Sanesë, por gjuajtja e tij ndalet sërish nga Onana.

6′ Interi kundërpërgjigjet me Lautaro Martinez, që provon me një gjuajtje diagonale nga e djathta, por nuk ka shënjestrën e duhur!

3′ Tjetër kërcënimi i Kimish nga distanca, por edhe kësaj here, Onana i thotë “jo”, duke neutralizuar gjuajtjen e mesfushorit.

2′ Kimish regjistron goditjen e parë në kuadrat, tentativa e gjermanit ishte e lehtë dhe shkoi drejt e në duart e Onanës.

1′ Starton supersfida në “San Siro”.

FORMACIONET ZYRTARE

BARCELONA-PLZEN 21:00

dfgdfgdfgfdf

INTER-BAJERN MYNIH 21:00

inter bajern


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×