Suksesi në Champions ndaj Interit, De Ligt: Sfidë e shkëlqyer! Te Bajerni stërvitem përballë sulmuesve më të mirë në botë

Matajs de Ligt vlerëson paraqitjen e Bajernit të tij në “San Siro”, ndërsa tregon se si po ambientohet në skuadrën gjermane, duke luajtur përballë sulmuesve më të fortë në botë.

XHEKO 1

“Bëmë një ndeshje shumë të mirë, e shkëlqyer, por sigurisht jo perfekte. Imponuam lojën tonë. Edhe Interi luajti mirë, por në fund ne ishim më lart se ata”, tha qendërmbrojtësi holandez për “Sky Sports”. Ai shpjegoi edhe dallimet mes shokëve të sulmit në Mynih dhe atyre që përballej në Itali.

“Po luaj në stërvitje kundër sulmuesve më të mirë në botë. Në fillim kisha vështirësi, por pas disa ditësh nis të mësosh dhe përmirësohesh. Kjo është shumë e rëndësishme për mua.

Të dyja stërvitjet, si te Juvja ashtu edhe te Bajerni janë të vështira. Në Itali bën më shumë taktikë dhe skema, më pak intensitet dhe mbi të gjitha në sprinte. Në fillim pata disa vështirësi me punën e intensitetit, por tani kam gjetur një gjendje më të mirë fizike”

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×