U largua drejt Britanisë me gomone, adoleshenti nga Shqipëria kapet duke u kujdesur për 500 bimë kanabisi (Emri)

Kanabis

Një i ri nga Shqipëria është arrestuar nga autoritetet britanike në Angli pasi ky i fundit u kap në një ndërtesë të përshtatur si plantacion kanabisi pasi udhëtoi drejt vendit ilegalisht.

Mësohet se 19-vjeçari Besmir Sula kishte paguar rreth 4000 paundë për t’u futur kontrabandë në Britaninë e Madhe dhe kishin qenë të njëjtët persona që e ndihmuan me kalimin e kufirit ata që e punësuan në plantacionin e tyre të kanabisit.

Fillimisht i riu u mbajt në një qendër paraburgimi pasi hyri në vend me anë të një gomoneje tetorin e kaluar dhe më pas u transferua në një hotel të Home Office ku iu dha një telefon për të komunikuar me familjarët e tij.

Sipas britanikes DailyMail i riu u kontaktua nga një person në fshatin e tij, nga i cili kishte marrë hua paratë për udhëtimin e rrezikshëm dhe që kërkonte t’i shlyhej borxhi.

Sakaq, 19-vjeçari u largua nga hotel dhe u dërgua në një ndërtesë midis fshatrave të Cranbrook dhe Hawkhurst në Kent, ku ai punonte si “kopshtar” për rreth 500 bimë kanabisi.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×