Prapaskena e bujshme nga Anglia! Armando Broja ishte një nga shkaqet e shkarkimit të Tuhel

Shkarkimi i Tomas Tuhel nga drejtimi i Çelsit, skuadër të cilën e ngjiti në majën e futbollit europian me suksesin në Ligën e Kampioneve, vazhdon të bëjë jehonë në mediat angleze, edhe pse londinezët kanë gjetur Graham Poter si zëvendësuesin e tij. Ndërkohë, vazhdojnë të zbulohen prapaskenat e larigmit të trajnerit dhe sipas “The Guardian”, krisja me klubin ka nisur shumë më para humbjes me Dinamo Zagreb.

broja tuhel

Gazeta e njohur britanike insiston se pjesë e situatës që çoi ndarjen e pashmangshme mes Tuhel me presidentin Bohli, ishte edhe sulmuesi Armando Broja, pasi tekniku me sa duket ishte gati ta largonte gjatë verës futbollistin e Shqipërisë, duke u përballur me kundërshtinë e pronarëve amerikanë.

“Tuhel ishte përgatitur që të lejonte prodhimin e akademisë, Armando Broja, që të largohej, pasi besonte se nuk ishte ende gati për ekipin e tij dhe me Uest Hem që kishte ofruar 30 milionë paund për të. Por klubi përfundoi duke i dhënë lojtarit një kontratë të re fitimprurëse 6-vjeçare, duke vënë Tuhel nën presion për t’i siguruar atij minuta në fushë”, shpjegon artikulli në fjalë mes prapaskenave të të gjithë përplasjeve të Tuhel me drejtuesit që çuan deri në shkarkimin e tij.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×