Po ktheheshin nga Tirana në Devoll/ Makina ra në përrua gjatë natës dhe u gjet në mëngjes, detaje nga vdekja tragjike e çiftit në Librazhd (EMRAT)

7207a238 3a69 4a26 909d D1acead5aa79

Një aksident tragjik është raportuar këtë të hënë në aksin Librazhd-Përrenjas.

Gazetari Fatmir Popa tha për “BalkanWeb” se 55-vjeçari që drejtonte automjetin udhëtonte së bashku me bashkëshorten dhe po ktheheshin nga kryeqyteti në Devoll.

Por humbja e kontaktit me të afërmit, vuri në alarm familjen. Ndërkohë mëngjesin e sotme u identifikua mjeti i aksidentuar, ndërsa u bë menjëherë ndërhyrja për të nxjerrë trupat e pajetë nga përroi.

“Sipas informacioneve, mësohet se ishin nisur nga kryeqyteti mbrëmë për të mbërritur në Devoll. Por humbja e kontaktit ka vënë në alarm të afërmit që janë vënë në kërkim. familjen. Në afërsi të Pishkashit ky automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përrua. Dyshohet se aksidenti ka ndodhur gjatë orëve të natës dhe në orët e para të mëngjesit është identifikuar”, raportoi gazetari.

Nga ky aksident mbetën viktimë, Arjan dhe Myrvete Yze, burrë e grua. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti të rëndë.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×