Babai i Gerard Pique e dëboi nga banesa, çfarë fshihet pas mesazhit të lamtumirës së Shakirës! Ultimatumi që i dërgoi: Deri në fund të prillit…

a0ea3e5c-0a49-4497-bbd1-bbb852a47d0e

Shakira është në kërkim të një jete të re së bashku me dy djemtë e saj, pas ndarjes jo të lehtë me ish-futbollistin, Gerard Pique.

Në një mesazh lamtumire në Instagram, ajo thumboi Pique dhe falënderoi gjithashtu fansat e saj spanjollë dhe qytetin e Barcelonës që i mësuan asaj se ‘miqësia zgjat më shumë se dashuria’.

Një pjesë e arsyes pse Shakira po largohet nga Barcelona është se ajo është dëbuar nga  shtëpia e saj nga ish-vjehrri i saj.

Babai i Gerard Pique, Joan, i ka dërguar Shakirës një njoftim dëbimi nga rezidenca e tyre në periferi të Barcelonës.

Prona kaloi në pronësi të tij kur çifti i dhanë fund marrëdhënies së tyre.

Joan Pique i dërgoi Shakirës një letër ku i tha se duhej të dilte nga rezidenca deri në fund të prillit ose do të përballej me një gjobë të madhe.

Raportohet se Shakira do të transferohet përgjithmonë në Miami.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×