Ish-presidenti këshillon zikaltërit, Morati: Interi nuk duhet të humbasë ndaj…

Masimo Morati, edhe pse ka kërkuar t’i japë zemër Interit se me punë mund të arrijë gjithçka, e pranon se paraqitja e zikaltërve ndaj skuadrave të mëdha ka lënë për të dëshiruar.

MORATI 1

“Bajerni ishte shumë i fortë për Interin dhe duhet thënë se skuadra zikaltër nuk është ende në maksimumin e saj nga ana fizike. Është një moment që duhet ta kalojë, sepse mendoj se me shumë punë mund të arrijnë të marrin në dorë fatin e tyre.

Kampionati sapo kanë nisur dhe janë afër kreut, ndërkohë që në Champions League mund të luajnë shanset e tyre në vazhdim. Por duhet të ndryshojnë qasjen me të mëdhatë. Humbjet vetëm ndaj tyre duhen të ngelen kaq, nëse duan majat”, tha ish-presidenti zikaltër.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×