Sulm kundër Alegrit, Adani dhe Kapelo: Është mollë e kalbur

Masimiliano Alegri ishte, por tashmë breshëria e akuzave ndaj tij sa vjen e bëhet edhe më e madhe. Ndonëse kundër PSG-së Juventusi bëri vërtet një pjesë të dytë shumë të mirë dhe rrezikoi që të gjente edhe barazimin në një sfidë ku në 45 minutat e para u shtyp totalisht, sërish ka nga ata që nuk i pëlqejnë aspak mënyrat e trajnerit livornez dhe nuk kanë frikë që t’i shprehin ato.

ALEGRI 1

“Lele” Adani – Shumë shpesh kritik ndaj tij, por këtë herë ish-mbrojtësi i Interit nuk e ka kafshuar fare gjuhën. “Të jesh pjesë e Juventusit është një luks që jo të gjithë e kanë, por më duket se këtë herë Alegri e ka ekzagjeruar. Dakord, Juvja nuk luan bukur, nuk ka luajtur dhe nuk do të luajë kurrë bukur, por të paktën fitonte në aventurën e parë. Gjithsesi, nuk kisha dëgjuar kurrë që ai të ishte përpara një ndeshjeje si ajo me PSG-në dhe të dilte hapur duke pranuar ta humbte atë, sepse ishte i përqendruar te Benfika apo edhe te Salernitana e Monza. Ndoshta e ka harruar, por është pjesë e Juves, ku është i dënuar të fitojë, jo të flasë. Madje, pas kësaj dua t’u kërkoj falje të gjithë lojtarëve që kam kritikuar sezonin e kaluar te Juvja që nuk japin maksimumin, pasi duke dëgjuar dialogjet e Alegrit është ai molla e kalbur e skuadrës, askush tjetër”. Fabio Kapelo – Një ish-trajner i Juves është acaruar shumë nga “Konti Maks” për situatat e fundit:

“Mendoj se tani ka ardhur koha që të bëhemi serioze. Gjithmonë kam patur në simpati për Maksin, por tani i them që boll më bëri humoristin, boll më me batuta, pasi është e turpshme të shohësh sesi luan Juventusi dhe në fund të ndeshjeve të provosh ta marrësh me të qeshur. Situata është shumë serioze, sepse nëse nuk nis që të jesh konkret me lojtarët, nëse nuk i sqaron dhe pse jo t’i dënosh ata që nuk luajtën mirë, atëherë Juvja nuk ka për ta rigjetur më kurrë ADN-në fituese që ka. Sepse ju garantoj, cilësi ka pa fund në ekip, por nëse trajneri nuk arrin ta nxjerrë atë, atëherë nuk është në vendin e duhur”, përfundoi Fabio Kapelo.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×