Juventusi prezanton të ardhmen, “Zonja” kapte fort pas talenteve

Në këtë moment krize dëmtimesh, por edhe shumë lojtarëve që nuk po rriten në nivelet e tyre, Juventusi është kapur fort te disa prej talenteve të formuar në akademinë e tyre, të cilët dje drejtorët Kerubini dhe Arrivabene kanë dashur që t’i prezantojnë përpara medias dhe t’i nderojnë ata.

bffsydkm9jie1mxxjcm0

Në sallën e konferencave ishin sulmuesi Matias Soule dhe mesfushorët Fabio Mireti dhe Nikolo Faxholi. Të tri këta kanë shprehur emocionet e tyre dhe sesa të lidhur janë me fanellën bardhezi, por nga ana tjetër edhe dy drejtuesit e lartë janë mburrur me trion e talentuar:

“Është një krenari të prodhosh lojtarë në akademi dhe në të ardhmen duam të bëjmë edhe diçka më shumë se ata. Tani që kemi edhe skuadrën e dytë, Juventus U23, mendoj se lojtarët tanë kanë një shans më shumë për të ardhur më të përgatitur në ekipin e parë”.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×