Bosnja rezervon miqësore me Rusinë, shtanget Miralem Pjaniç: Jam pa fjalë, drejtuesit e dinë mendimin tim…

Kombëtarja e Bosnjë Heregovinës do të zhvillojë një miqësore me Rusinë më 19 nëntor dhe kjo nuk është pritur mirë nga lojtarët dhe tifozët. Këta të fundit kanë kërkuar dorëheqjen e drejtuesve të federatës.

bosnja

Kundër kësaj miqësoreje ka dalë edhe Miralem Pjanic, kapiteni i Kombëtares: “Kam dëgjuar për vendimin, drejtuesit e dinë mendimin tim. Ata më telefonuan dhe më pyetën se çfarë mendoja.

U thashë atë që mendoja dhe u befasova për vendimin e marrë. Nuk është vendim i mirë. Jam pa fjalë Sa herë kombëtarja fillon të luajë mirë, gjithmonë del diçka që nuk shkon. Nuk është aspak gjë e mirë”, ka thënë Pjanic. Vlen të theksohet fakti se kombëtarja e Rusisë dhe klubet ruse janë përjashtuar nga UEFA për shkak të luftës ndaj Ukrainës.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×