Dafina Zeqiri dhe DJ Geek u raportuan se i kishin dhënë fund lidhjes së tyre disa vjeçare.

Thashethemet se marrëdhënia mes çifit ishte në krizë nisën ku në rrjetet e tyre sociale dy artistët nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin.

Megjithatë ky veprim i fundit i Dj Geek ndaj këngëtares krijoi dyshime se mund të ketë qenë vetëm një krizë momentale mes tyre.
Ai ka mbështetur publikisht Dafinën, duke shpërndarë postimin e saj në Instagram për këngën e saj të “Harroj“.
Gjithashtu dyshja kanë nisur të ndjekin sërish njëri tjetrin në rrjetin social Instagram.
Asnjëri prej tyre nuk ka folur publikisht për thashethemet rreth marrëdhënies së tyre.





and then