Trafikonte lëndë narkotike, përfundon “ëndrra” e shqiptarit në Greqi, vihet në pranga

Pyrgos Kannabi Kokaini

Prej ditësh policia greke është vënë në ndjekje të një 38-vjeçari shqiptar, i cili akuzohej për trafik narkotikësh të paktën 190 herë.

Në kuadër të një operacioni të organizuar mbrëmjen e së martës, autoritet kanë ndjekur shqiptarin duke e vënë më pas në pranga.

Pasi u arrestua, qeni i zbulimit të drogës ‘Spike’ u ngarkua të kontrollonte ambientet, ku u zbuluan 23 pako me gjithsej 670,8 gramë kanabis të papërpunuar, 157,7 gramë kokainë dhe një peshore elektronike.

Por edhe gjatë hetimeve të policisë që pasuan në banesën dhe automjetin e autorit në Pirgos, u gjet një prese mekanike dhe një kallëp metalik për standardizimin e kokainës, të cilat i sekuestruan së bashku me celularët dhe 2215 euro.

“Klientët” e trafikantit të drogës u identifikuan dhe ndaj tyre është ngritur procedimi për blerje dhe posedim të lëndëve narkotike, ndërsa 38-vjeçari është dërguar në prokurori.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×