– Milani ka fituar katër nga pesë ndeshjet e fundit të Serie A kundër Sampdorias (1B), duke mos pësuar asnjë gol në dy të fundit: për të gjetur një sukses të Sampdorias në kampionat kundër kuqezinjve, duhet të kthehemi në 1- 0 e 30 marsit 2019. – Sampdoria ka humbur tri ndeshjet e fundit të Serie A në shtëpi kundër Milanit, vetëm një herë në kampionat gjenovezët kanë regjistruar katër nokaute radhazi në shtëpi kundër “Djallit”: në periudhën midis 1963-shit dhe 1968-ës.
– Sampdoria, ashtu si Monpeljeja në Francë – një nga dy skuadrat që ka regjistruar më shumë humbje (16) që nga fillimi i vitit 2022 në pesë turnetë kryesorë europianë; gjenovezët ka shënuar vetëm 21 gola në 24 ndeshje të Serisë A në këtë hark kohor, me një mesatare prej 0.88, më e ulëta duke marrë parasysh skuadrat e pranishme në kampionatin italian në sezonin e kaluar dhe atë aktual.
– Sampdoria ka grumbulluar vetëm dy pikë deri më tani: me një humbje do të barazonte rezultatin e saj më të keq në gjashtë ndeshjet e para të një kampionati të Serisë A (dy barazime dhe katër disfata në gjashtë të parat edhe në 2013-‘14, sezon në të cilin Sampdoria i shpëtoi rënies nga kategoria).
– Asnjë ekip nuk ka humbur më pak ndeshje se Milani (vetëm një disfatë, në janar kundër Specias) në pesë kampionatet kryesore europiane që nga fillimi i vitit 2022. Kuqezinjtë kanë regjistruar një mesatare prej 2.29 pikësh në këtë vit kalendarik në Serinë A dhe në 5 ligat europiane vetëm Liverpuli (2.40) dhe Mançester Siti (2.38) kanë bërë më mirë.
– Vetëm Atalanta (16) ka më shumë sulme vertikale se Milani (14) në pesë ndeshjet e para të kësaj Serie A. Sampdoria ka katër, më shumë vetëm se Empoli (tri).
– Duke përfshirë dy golat e pësuar ndaj Veronës, Sampdoria ka pësuar gjashtë gola në pjesët e para të këtij kampionati (asnjë skuadër nuk ka më shumë).
– Asnjë lojtar nuk ka humbur më shumë topa sesa Abdelhamid Sabiri në këtë Serie A (93 nga 287 topa të luajtur, 32%).
– Rafael Leao është lojtari që ka marrë pjesë aktive në më shumë gola në Serinë A në vitin 2022: 19 (10 gola, 9 asiste). Për portugezin dy gola ndaj Sampdorias në Serinë A, të realizuar në tri ndeshjet e fundit të luajtura.
Arena e Lajmit
