Ishte njeriu “Champions”, ish-futbollisti i Interit shpërthen ndaj Inzagit: Mashtrues! Më premtoi…

Simone Inzagi është në një nga momentet më kritike të tij, por nuk po përjeton sulme vetëm nga tifozët, por edhe nga ish-lojtarët.

VESINO

Matias Vesino, sot lojtar i Lacios pas transferimit me parametër zero, nuk e ka kursyer aspak ish-trajnerin e tij, që nuk i besoi sezonin e shkuar.

Uruguaiani e ka nisur mjaft mirë nën urdhrat e Sarrit dhe ndërsa është protagonist i bardhekaltërve edhe me golin në Europa League, ka gjetur kohën për të sulmuar teknikun zikaltër.

“Unë qëndrova vitin e fundit tek Interi, sepse Inzagi më kishte premtuar se do të isha një lojtar i rëndësishëm dhe do të kisha minutat e mia në dispozicion, por nuk rezultoi kështu. I mashtruar? Mund ta quajmë”, u shpreh 30-vjeçari.

Vlen të theksohet se Vesino ka qenë njeriu “Champions” i Interit, kur i dha kualifikimin në atë kompeticion në vitin 2018 ndaj Lacios dhe në fazën e grupeve ndaj Totenhemit në sezonin 2018/2019 kur zikaltërit fituan me përmbysje 2-1 dhe realizimi i uruguajanit ishte deçiziv në ato tre pikë.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×