“Kur kundërshtarët mbyllen, bëhet më e vështirë”, Kolela pas disfatës: Nuk na lejohet të gabojmë

Partizani mori humbjen e parë në Superiore për këtë sezon, përballë Erzenit në Elbasan. Në një prononcim për “Oversport”, trajneri i të kuqve, Xhiovani Kolela, nuk e fshehu zhgënjimin për këtë rezultat.

kolela

“Është e qartë se kur skuadra kundërshtare mbyllet, është pak më e vështirë. Por nëse dua të them të vërtetën, më mirë preferoj ndeshjen e sotme se atë ndaj Bylis më parë. Sipas meje sot kemi bërë më pak gabime, na kushtuan se nuk duhet të bëjmë asnjë. Por nuk mund të kritikoj skuadrën se nuk ka bërë atë që duhej të bënte. Kemi mbajtur topin ne, kemi pasur raste, por nuk kemi qenë shumë të qartë para portës.

Gjithçka nuk e zbatuan lojtarët, por një pjesë të mirë. Sipas meje sot kemi bërë më shumë se në ndeshjet e tjera, por futbolli kështu është. Ka raste kur bën ndeshje të mirë dhe humb 0-1, se ka ndeshje ku nuk duhet të pësosh asnjë gjuajtje në portë.

Mendoj se kur një ekip fiton, ka pak për të diskutuar nëse e meritoi apo jo. Fitoi, i lumtë dhe objektivi i çdo ekipi është të fitojë. Kur fiton, ka të drejtë, përtej faktit nëse mbrojti apo jo. Secili luan në mënyrën e vet, ne duhet të luajmë në mënyrën tonë dhe të gabojmë sa më pak që të jetë e mundur.

Nënvlerësim? Nuk mendoj se ka ndeshje të thjeshta, nuk ekziston në asnjë kampionat në botë. Mes të tjerave, Erzeni nuk ka pësuar asnjë gol dhe kjo është meritë e tyre, përveç paaftësisë tonë. Mendoj se kemi pasur sjelljen e duhur në të gjithë pjesën e parë, kemi bërë një gabim dhe pësuar një gol Erzeni fitoi, bravo, e meritoi dhe pikë.

Në pjesën e dytë u munduam të bënim diçka më shumë, por me kalimin e minutave u zgjatëm, në fund hodha Bitrin para se nuk kishim më sulmues. Provuam gjithçka, por e përsërit që jam disi i kënaqur me ndeshjen e ekipit, sipas meje kemi bërë më shumë gabime në ndeshjen me Egnatian dhe Bylisin. Ky është opinioni im, por nuk na lejohet të gabojmë, kjo është pak po e sigurt. Ndaj respekt kundërshtarit dhe nga e marta ne kthehemi të punojmë”, u shpreh Kolela.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×