E BUJSHME/ Një trajner shkodran në “pole” për të marrë drejtimin e Shkëndijas

Pas Shpëtim Duros dhe Orges Shehit, së fundmi ka dalë në skenë emri i shkodranit Armir Grima për të marrë drejtimin e Shkëndijës së Tetovës.

armir grima

“Panorama Sport” mëson se drejtuesit kuqezi janë duke shqyrtuar alternativën e trajnerit aktual të kombëtares së femrave, si një mundësi ideale për të marrë drejtimin e Shkëndijës. Për momentin ende nuk ka një akord paraprak, teksa palët janë në bisedime e sipër.

Vlen të theksohet fakti se Grima ka drejtuar për pak kohë edhe skuadrën e parë të Vllaznisë, ndërkohë që ka punuar për disa vite si drejtor sportiv në klubin shkodran, teksa tashmë mban postin e trajnerit të femrave të Kombëtares shqiptare. Në ditët në vijim pritet të mësohet me mjaft interes se si do të rrjedhin ngjarjet për sa i përket trajnerit të ri të Shkëndijës.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×