“Kundër gjithçkaje dhe të gjithëve, shpirti i ekipit ka qenë forca jonë më e madhe deri më tani dhe kemi treguar edhe një herë se nga çfarë cilësish është i përbërë ky grup”.
Sulmuesi i Milanit, Rafael Leao, shkruante këtë fjali në një postim për suksesin e arritur me Sampdorian që duhet theksuar se erdhi në inferioritet numerik për shkak të përjashtimit të tij pas kartonit të dytë të verdhë.
“Pavarësisht përjashtimit tim, ne nuk u dorëzuam dhe vazhduam të kërkojmë fitoren”, shkruante më tej qendërsulmuesi portugez që do t’u mungojë kuqezinjve në sfidën e së dielës kundër Napolit.
Arena e Lajmit
