VIDEO/ Aksion fenomenal, “i dështuari” i Barcelonës dhuron “show” me një eurogol në… Rusi

Zeniti ka shkaktuar “tërmet” 8 ballë, teksa ka mposhtur me rezultatin 8-0 skuadrën e Orenburgut, e vlefshme për javën e 9-të në Superligën e Rusisë.

bandicam 2022-09-12 12-07-51-258

Ndonëse e përfshirë në luftën me Ukrainën, futbolli rus vijon normalisht me një Zenit që nuk di të ndalet. Në fitoren 8-0, goli që ra më shumë në sy ishte ai i brazilianit Malkom.

Në minutën e 59′, braziliani, i cili u largua nga Barcelona si i “dështuar” ka realizuar një eurogol me roveshatë pas një pasimi fenomenal nga mbrojtësi 24-vjeçar rus, Andrej Mostovoj.

Braziliani 25-vjeçar ka shënuar një supergol ku mori vëmendjen e të gjithëve për nga vetë mënyra e realizimit.

Ky gol u bë menjëherë viral në rrjet.

Vlen të theksohet se sulmuesi brazilian në verën e vitit 2018 ishte fare pranë transferimit te Roma, por në momentin e fundit ndërroi avion për të shkuar në Barcelonë.

Në një vit me katalanasit ai u largua si i dështuar teksa në La Liga numëroi 15 ndeshje, ku shënoi 1 gol dhe dhuroi gjithashtu edhe 2 asiste.

– Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×