Graham Poter prezantohet si trajneri i Çelsit, dëshira e parë e teknikut anglez është… Kristiano Ronaldo

Graham Poter është prezantuar zyrtarisht si trajneri i ri i Çelsit, i cili përkrah presidentit të “Bluve”, Tod Bohli, ka firmosur kontratën e tij me klubin nga Londra.

poter bohli

Duket se ai menjëherë ka nisur punën për të menduar për merkaton e janarit, edhe pse ajo e verës ka vetëm disa ditë që është mbyllur.

Siç raportojnë mediat angleze, trajneri anglez ka dëshirën që të afrojë në skuadër yllin portugez, Kristiano Ronaldo.

ronaldo

37-vjeçari ishte pranë një kalimi te Çelsi që në verë, por Tuhel nuk e shihte në planet e tij, gjë që nisi krisjen mes tij dhe presidentit amerikan të “Bluve”.

Bohli është shprehur se Ronaldo është futbollisti i tij i preferuar dhe do të donte shumë ta shikonte te Çelsi, gjë që mund të plotësohet në janar me Poter në stol.

Dhe Ronaldo pritet të jetë dakord me një transferim në Londër, duke parë dëshirën e tij të madhe për të luajtur në Ligën e Kampionëve dhe gjithashtu pas faktit që ka humbur dhe vendin e titullarit në skuadrën e drejtuar nga Erik Ten Hag.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×