
Aktori me origjinë shqiptare, Can Yaman pas një pauze në seriale turke rikthehet sërisht me një surprizë të madhe.
Është bërë më dije se ylli turk është pranë një bashkëpunimi për realizimin e një seriali të ri për Disney+ që do të titullohet “El Turco”. Mirëpo surpriza në këtë projekt të tij të ri është fakti që ai mund të luaj krah një prej aktorëve më të mira turke, Hande Ercel.
Informacione në mediat vendase kanë bërë me dije se mundësia është shumë e madhe që çifti i aktorëve të luajnë krah njëri-tjetrit në këtë serial.
Në Turqi ky bashkëpunim i mundshëm po konsiderohet si “çifti i artë”, pasi dyshja rezultojnë aktori dhe aktorja më e pëlqyer në shtetin turk, sipas renditjes së IMDB-së. Më tej seriali do të zhvillohet në Moena, Itali dhe Yaman do të luaj në rolin protagonist atë të “Turkut”.
Në fakt, fshati Moena është një qytet i vogël i vendosur në Val di Fassa në Trentino Alto Adige, i cili ka një lidhje të fortë me Turqinë. Siç tregon legjenda, në vitin 1683, vit në të cilin Perandoria Osmane rrethoi Vienën, një ushtar turk që arriti të shpëtonte nga kthetrat e ushtrisë austriake, mundi të arrinte në fshatin Moena.
Banorët u kujdesën për të, ndaj “El Turco” vendosi të qëndrojë në qytezën e vogël dhe në një lagje u quajt ashtu në nder të tij.