VIDEO/ Një tjetër “magji” e Dibalës, ylli i Romës mahnit me supergolin ndaj ekipit të shqiptarëve

Roma ka arritur të triumfojë mbrëmjen e djeshme ndaj Empolit të shqiptarëve në transfertë me rezultatin 1-2, e vlefshme për javën e 6-të të Serisë A italiane.

bandicam 2022-09-13 11-00-59-307

Golat u shënuan nga Paulo Dibala në minutën e 17′, shifrat u barazuan në minutën e 43′ me autor Bandinelin, ndërsa goli i avantazhit dhe i fitores për verdhekuqtë u realizua nga Tami Abraham në minutën e 71′.

Ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen në këtë takim, ishte supergoli i shënuar nga Paulo Dibala në minutën e 17′.

Ylli argjentinas i Romës, merr një top në afërsi të zonës duke goditur mjeshtërisht me këmbën e majtë drejt portës duke e dërguar në trekëndësh.

Një eurogol ky i 29-vjeçarit argjentinas që menjëherë u bë viral në rrjet.

Gjithashtu, Dibala dhuroi dhe një asist në këtë takim për golin e sulmuesit britanik, Tami Abraham.

Ky ishte goli i 3 për Dibalën në 6 sfida me fanellën e Romës në këtë sezon, teksa ka dhënë gjithsej edhe 2 asiste për shokët e skuadrës.

Vlen të theksohet se për Empolin, Ardian Ismajli u aktivizua përgjatë gjithë 90 minutëshit, ndërsa Nedim Bajrami e nisi nga pankina dhe u aktivizua në vendin e Marko Pjacës në minutën e 63′.

– Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×