Nuk ka “dominues” në Kategorinë e Parë. Pasi u mbyll java e dytë, asnjëra prej 14 skuadrave nuk ka kapur dot maksimumin e pikëve. Zyrtarisht kemi 5 bashkëkryesuese me 4 pikë, çka paralajmëron një garë vërtetë të ashpër për këtë sezon futbollistik. Në 7 ndeshjet e luajtura mes së shtunës dhe të dielës, pamë gjithçka. Pati goleada, mbrojtje që shthuren, penallti, tension, kartonë të kuq e të verdhë dhe ankesa për gjykimin.
Të gjithë sytë ishin në Korçë, atje ku u zhvillua një përballje me “aromë” elite. E megjithatë, rezultati ishte larg pritshmërive. Një takim me dy pamje, ku Skënderbeu ishte më kërkues në pjesën dërrmuese të lojës dhe Dinamo u zgjua gati në gjysmorëshin e fundit. Pati raste, por goli nuk u duk.
View this post on Instagram
Më shumë se meritë e mbrojtjeve, kjo erdhi prej “shënjestrës” së gabuar. Super ishte Tomori, që përmbysi Lushnjën. Edhe pse Fadil Meta dha avantazhin në të 37-ën, Çaço bëri çudinë dhe shënoi dy herë. Barazoi pa shkuar në pushim dhe kthesën e çmendur e vendosi me një gol në të katërtën minutë shtesë. Debutim zhgënjyes për verdhejeshilët e Klodian Duros. E para ndeshje për ta, ndonëse kanë mundësi të rikuperojnë, pasi kanë një ndeshje më pak (atë me Burrelin). Ia doli edhe Apolonia, madje frikshëm fare.
Ndërsa në shtëpi nuk u kursen aspak. Përballë kishin Turbinën, në një ndeshje që solli 7 gola. Kishte rrjeta për të tërë, por vetëm një fitues. Cërrikasit nuk bënë thuajse asgjë, duke ua lehtësuar rrugën fierakëve. Vërtetë kishin mungesa, por gabuam më shumë sesa duhet. Jo pa interes ishte edhe dueli Besëlidhja-Besa.Lezhjanët likuiduan kavajasit dhe morën një trepikësh të artë. Skuadrën e Gugash Maganit e shqetëson sërish “sëmundja” e rasteve të humbura. Edhe pse Hoxha barazoi Danajn dhe u duk se do të dilnin të paktën me pikë, në fund e pësuan. Ishte Shehu që bëri heroin.
Luzi ua ka marrë dolën labëve, teksa këtë herë ndali Orikun. Fitorja u iku nga duart në fakt, pasi bregdetarët barazuan “in ekstremis”. Për Flamurtarin,çfarë të themi pastaj…?!Nuk po e gjen dot veten. As me Marcelo Troisin nuk po “gatuan” gjë. Për formën se si shkoi ndeshja me Korabin, duhet t’i gëzohen një pike.
Pas golit të Kotit po mundeshin për të dytën herë radhazi në Vlorë, por Silue i shpëtoi dhe shmangu turpin. Në një kohë që lakmojnë elitën, skuadra po dëshmon se ka probleme të mëdha, sidomos në ofensivë.
Histori pati sfida në “Liri Ballabani”, ku Burreli dhe Tërbuni ndanë pikë. Shënuan fillimisht vendësit me penalltinë e Kurbneshit, por një autogol i Xhonit solli baraspeshën. Mund të kishte shkuar edhe më keq për matjanët, nëse Çili nuk do ta kishte pritur atë penallti. Fundi pastaj pati “lumë” akuzash për gjykimin.
Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
