Kërcënimet e forta të Efit ndaj Deas, reagon Flor Binaj. Aktori ironizon keq banoren e “BBVIP”: Mos vallë e ka emrin…

flori-2

Aktori Florjan Binaj duket se është përfshirë në situatat që shkaktohen shpesh herë në shtëpinë e “Big BrotherVIP”.

Ai ka reaguar së fundmi në InstaStory në lidhje me debatin e ashpër mes Deas dhe Efit ku aktori ku ka ironizuar hapur këtë të fundit.

“Ore, Efi mos e ka gjatë emrin MLLEFI?”  shkruan ai në instastory.

Kujtojmë se në rrjet qarkulloi një video ku Efi dëgjohet të kërcënojë Dean duke i folur gjithashtu me një gjuhë mjaft të ashpër.

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” u shpreh se ishte e irrituar nga moralet e personave që sillen sikur janë të urtë, duke lënë të nënkuptojë se e ka për Dean.

Pjesë nga biseda:

Efi: O Dea, o yll, unë do dal nga këtu brenda, por po nuk ta sula (Luizin) e po nuk e derdhe kokrrën e lotit kaq. Kur më bën kështu si gocë intelektuale vdes fare.

 

Dea: Ça do më sulesh moj?

 

Efi: Boll po durojmë këto moralet e këtyre që rrinë kështu. Dea bukuroshe

 

Efi: Kam qejf, do të kujtoj unë kur të dua

 

Ky reagim i tij ka ardhur pas një debati që Efi pas rikthimit ne BBV ka zhvilluar me Dean, ku gjuha e konkurrentes ka qenë mjaft e ashpër dhe me shprehi kërcënuese.

 

 

Efi është shprehur se ishte acaruar nga moralet e personave që sillen si të urtë dhe kjo bëri që të nënkuptoj se bëhet fjalë për Dea Mishel.

 

Ky ka qenë vetëm një nga episodet e përplasjeve të Efit pas rikthimit në Big Brother Vip, ku është kritikuar disa herë nga ndjekësit në rrjetet sociale.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×