
Arrestohet një prej autorëve të vrasjes me thikë të 20-vjeçarit, Stivens Toshkesi gjatë natës te Rruga e Dibrës.
Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave ka përfunduar vetëm një prej të rinjve, Ensi Maze, ndërkohë që autori tjetër, Axel Hoxhaj është në kërkim.
“Si rezultat i kontrolleve të pandërprera të shërbimeve të Policisë, është kapur dhe vënë në pranga njëri nga autorët e ngjarjes së ndodhur gjatë natës, shtetasi E. M.”, thuhet në njoftimin shtesë të policisë.
Arena e Lajmit