“Abuzime me 3 tenderat”, banorët e Roskovecit kallëzojnë në SPAK kryebashkiaken Bufi: Të merret e pandehur

Padija E Roskovecin Denoncim

Një grup banorësh nga Roskoveci kanë mbërritur në SPAK ku do të bëjnë një kallëzim penal. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Mësohet se banorët do të kallëzojnë penalisht kryetaren e Bashkisë, Majlinda Bufi.

Bashkë me banorët i pranishëm për të depozituar kallëzimin është dhe kryetari i Partisë Demokratike, dega Roskovec, Emels Xhaxhaj, ndërsa ata akuzojnë Bufin për abuzimet me 3 tenderat.

“E kemi dorëzuar kallëzimin në SPAK. Një tender është diku te 200 mln të vjetra e një tjetër 24 mln të vjetra. Janë për rikonstruksion rrugësh, shkollash. tani e pamë të arsyeshme që të depozitonim kallëzimin në SPAK. Shpresoj që të merret në konsideratë dhe zonja Bufi të merret si e pandehur dhe të japë llogari se si i ka zbatuar kontratat.”, tha Xhaxhaj në një prononcim për mediat.

 

 

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×