Mario Baloteli rebelohet sërish!
“Super Mario” është parë mbrëmjen e djeshme në dalje të një clubi nate, në gjendje të dehur, me dy persona mes tyre një femër që po ecnin me të duke e mbajtur që të ruante ekuilibrin.
Këto pamje bënë xhiron e rrjetit teksa Baloteli ishte duke frekuentuar jetën e natës në qytetin e Lozanës në Zvicër.
Ish-sulmuesi i Interit dhe Milanit u transferua nga Adana Demirspor në Turqi te Sioni në Zvicër në këtë sesion të merkatos verore.
Me fanellën e Sionit, aktualisht në Superligën zvicrane, 29-vjeçari është aktivizuar në dy ndeshje, por pa mundur do të shënojë dhe asistojë.
– Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
