Çudi te FIFA 23! Lojtari më i mirë i Serisë A është i Milanit, por jo ai që mendonin të gjithë

Loja e njohur elektronike FFIA 23 do të dalë në treg së shpejti dhe pak nga pak po zbulohen vlerësimet për futbollistët e ndryshëm në çdo kampionat. Vlerësime të cilat kanë hapur diskutime mes tifozëve në Itali, kur është zbuluar lista e lojtarëve më të mirë të Serisë A.

menja

Nuk ishte çudi që lojtari më i mirë në Serinë A të ishte pjesë e Milanit, skuadrës kampione, por pakkush mendonte se ai do të ishte portieri Majk Menja. Edhe pse shumëkush vlerëson formën që ka shfaqur portieri që bëri të harrohet Donaruma, edhe vetë tifozët e Milanit kanë shprehur çudinë që ai vlerësohet si lojtari më i mirë i Serisë A.

Menja ka vlerësimin 87 në FIFA 23, duke lënë pas shumë emra të njohur në Serinë A, mes të cilëve Lukaku, Imobile apo Dibala. Ndërkohë, protagonistë të tjerë të titullit kuqezi si Hernandez (85), Tonali (84), Tomori (84) apo Leao (84) nuk janë në grupin e kreut. Portugezi mendohej se do te ishte kryesuesi i kësaj liste bashkë me Lukakun.

MË TË VLERËSUARIT NË SERINË A

87   Majk Menja
86   Lautaro Martinez, Paulo Dibala, Çiro Imobile, Romelu Lukaku, Sergej Milinkoviç-Saviç, Nikolo Barela, Marcelo Brozoviç, Milan Skrinjar, Vojçieç Sheznji
85   Teo Hernandez, Pol Pogba, Filip Kostiç
84   Dushan Vlahoviç, Sandro Tonali, Lorenco Pelegrini, Federikco Kieza, Angel Di Maria, Hakan Çalhanollu, Fikajo Tomori, Alesandro Bastoni, Leonardo Bonuçi, Rafael Leao, Domeniko Berardi, Stefan de Vraj

FIFA23_RATINGS_SerieA_1X1_carousel_6_ITEMS_15

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×