VIDEO/ Jurgen Bardhi bëhet protagonist, skuadra e tij fiton dhe lufton për elitën në Turqi

Jurgen Bardhi ka qenë protagonist në suksesin e sotëm të skuadrës së Keçiorengyçy, e cila në këto javë të para të kategorisë së dytë turke po hedh pak nga pak kandidaturën për të qenë protagoniste për ngjitjen në elitë.

barhdi balaj uerdi mara

Ish-mesfushori i Partizanit, u aktivizua vetëm në pjesën e dytë të ndeshjes ndaj Erzurumspor, por u bë pas pak minutash protagonist i duelit pasi një harkim i tij nga këndi solli golin e Demir për rezultatin  e përkohshëm 3-1. Sfida u mbyll me shifrat 3-2 për Keçiorengyçy, që aktualisht gjendet në vendin e dytë në renditjen e kategorisë së dytë turke.

Ky ishte asisti i parë i këtij sezoni për Bardhin, i cili spikati në edicionin e kaluar me Tuzlaspor duke shënuar 4 gola e dhënë 3 asiste në atë që ishte viti i tij i parë larg kampionatit shqiptar.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×