Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Enis Çokaj, do të nisë një eksperiencë të re në karrierën e tij. Futbollisti ka firmosur me klubin e njohur grek, Panathinaikos, teksa u prezantua ditën e sotme.
“Panorama Sport” ka mësuar se grekët kanë blerë kartonin e futbollistit shqiptar, Lokomotiva e Zagrebit ka përfituar 1.5 milionë euro nga shitja e kartonit të Çokajt te Panathinaikosi, ndërsa vetë lojtari ka firmosur me grekët një kontratë 4-vjeçare.
Vlen të theksohet se Çokaj ka qenë pjesë e Lokomotiv Zagrebit që nga sezoni 2019-2020, duke qenë pikë fikse e skuadrës që garon në kampionatin kroat të futbollit.
Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
