Moviola Tirana-Teuta/ VAR-i shpëton Prengën në finish (VIDEO)

Në sfidën Tirana-Teuta, një ka qenë rast për moviolë. Ai i minutës së 92- të. Në këtë sfidë gjykonte treshja K. Prenga, M. Shazivari, M. Qose, ndërsa në VAR e AVAR ishin I. Myrtja dhe E. Veseli.

tirana

Gjyqtari kryesor, i cili është i ri në Superiore, nuk bën keq për 91 minuta, por shpëtohet nga VAR-i në shtesë, teksa nuk sheh një penallti në favor të Tiranës. Ndërhyrja e teknologjisë bën që ai të marrë notë kaluese.

MINUTA E 90+2’: Gjyqtari akordon penallti për faull të Çyrbjes ndaj Lulajt, të rishikuar me VAR nga gjyqtari, të cilit i kishte shpëtuar aksioni dhe kishte dhënë faull në favor të durrsakëve. Konsultimi bëri që Prenga të ndërrojë mendje dhe të akordojë penallti në favor të bardhebluve.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×