Përpjekjet për të dëbuar sa më shumë shqiptarë, qeveria britanike gjen “çelësin” për t’i larguar më kollaj, vendimi njoftohet “në heshtje”

878787878787

Ministrat britanikë kanë hequr masat mbrojtëse që parandalonin gjykimin e padrejtë të kërkesave të azilkërkuesve, ndërsa përpiqen të përshpejtojnë deportimin e emigrantëve shqiptarë me varka të vogla.

Qeveria njoftoi në heshtje ndryshimin, i cili heq nevojën për një “palë sy të dytë” për vendimet që lejojnë njerëzit të dëbohen në vendet e tyre.

Fuqia e re vlen për migrantët nga një listë e vjetruar e kombeve që më parë konsideroheshin të sigurta, përfshirë Ukrainën. Ajo po përdoret kryesisht në lidhje me shtetasit shqiptarë, shkruan The Independent, pasi shtetasit e vendeve të tjera në listë, ku përfshihen Bolivia, Koreja e Jugut dhe Serbia, aktualisht nuk përbëjnë një numër të konsiderueshëm azilkërkuesish ose migrantësh me varka të vogla.

Zyra e Brendshme mohon të synojë ndonjë kombësi specifike, por burimet thonë se pushteti në fjalë nuk po zbatohet në mënyrë të barabartë në lidhje me pretenduesit nga vendet e tjera që kualifikohen, ndërsa shoqatat kanë akuzuar qeverinë për diskriminim.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×