Kategoria Superiore do të zhvillojë një ndeshje ditën e sotme të javës së 5-të të edicionit të ri futbollistik 2022/2023.
Në orën 17:45, në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, do të luhet sfida Vllaznia-Kastrioti.
“Panorama Sport”ka zbuluar ekskluzivisht arbitrat për këtë duel të sotëm në Kategorinë Superiore.
Arbitër kryesor do të jetë Emanuela Rusta, e mbështetur nga asistentët Dojando Myftari dhe Emigers Ganxhi.
Arbitër i katërt pritet të jetë Kreshnik Bajramaj.
Në VAR do të jetë arbitri me stemën e FIFA-s, Enea Jorgji, ndërsa në AVAR do të jetë Astrit Mahmuti.
ARBITRAT E NDESHJES –
Arbitër kryesor –Emanuela Rusta (Elbasan)
Asistent i parë –Dojando Myftari (Tiranë)
Asistent i dytë –Emigers Ganxhi (Elbasan)
Arbitër i katërt –Kreshnik Bajramaj (Tiranë)
VAR –Enea Jorgji (Elbasan)
AVAR –Astrit Mahmuti (Tiranë)
– Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
