Goditet rasti i organizimit të lotarive të palejuara, 4 të arrestuar në Tiranë

Whatsapp Image 2023 04 23 At 11.47.35

Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, një rast i organizimit të lotarive të palejuara, në ambientet e një lokali në kryeqytet, ndërsa në pranga ranë 4 persona.

NJOFTIMI I POLICISE
Vihen në pranga 4 shtetas.

Sekuestrohen 4 aparate celulare.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë evidentuar dhe goditur një rast të vënies së basteve sportive, nëpërmjet aparateve celulare dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Game over 4”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– E. I., 30 vjeç, K. K., 34 vjeç, K. K., 26 vjeç, L. B., 53 vjeç, të katërt banues në Tiranë.

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera të ushtruara nga shërbimet e Policisë, këta shtetas u kapën në flagrancë, në një lokal në rrugën “Robert Shvarc”, duke vënë baste sportive, me celularët e tyre, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×