
Koha kalon dhe Selena Gomez vazhdon të jetë ‘e ngecur te e njëjta dashuri e vjetër’ për tatuazhet…
Gjatë fundjavës, këngëtarja e “Same Old Love” ndau një foto të tatuazhit të saj të ri në një video të postuar në TikTok. Në video 29-vjeçarja ka treguar gdhendjen e re në kyçin e këmbës ku shkruhet: “By god. ” (Do të thotë “Për Zotin”, pra “Betohem në Zot” për të theksuar se dikush po thotë të vërtetën.)
Siç mund të dinë fansat e saj, ky nuk është tatuazhi i parë që ajo ka bërë. Në fakt, dhjetorin e kaluar, tatuazhisti Keith “Bang Bang” McCurdy – i cili ka bërë disa prej tatuazheve të këngëtares në të kaluarën – zbuloi se ai ka bërë diku tek 8-10 tatuazhe të ndryshme që janë “të fshehura në të gjithë trupin e saj”. McCurdy gjithashtu tha se i ka bërë edhe dy duar që luten me një rruzare, që ajo e mban të fshehtë.
Selena Gomez shows off new tattoo via tiktok pic.twitter.com/i09ZGlXy4u
— Selena Gomez Source (@GomezSource) May 30, 2022
Ja disa nga tatuazhet e saj: