
Beniada Nishani ishte një nga finalistet e ‘BBV’ dhe një nga personazhet më të dashura për publikun. Pas mbarimit të kësaj eksperience ajo ka vazhduar karrierën e saj, duke mos iu shkëputur syrit të publikut. Beniadën e shohim si bashkëprezantuese në “Procesi Sportiv.
Tashmë të gjithë e dinë për shoqërinë e ngushtë që Beniada ka me një nga banoret e “BBV2”, Jori Dellin dhe këtë mund ta shohim edhe në rrjete sociale, ku Beniada e suporton Jorin. Jemi shumë afër finales së edicionit të dytë të Big Brother dhe si një nga miket e saj më të mira, Beniada ka bërë një postim në Instagramin e saj, duke mbështetur Jorin dhe treguar vlerat që ajo ka treguar brenda shtëpisë së “BBV2”.
“Arsyeja pse Jori është ende brenda në shtëpi është sepse me thjeshtësinë e saj ka treguar se është një person i vërtetë plot me diell që i thotë gjërat në fytyrë dhe kurrë pas shpine. Një person që kur flet komunikon me harmoni e ëmbëlsi. Në një format të tillë kaq konkurues ka treguar veten pa filtra dhe mendoj që në ditët e sotme është e vështirë të kesh këtë virtyt. Ka respektuar gjithmonë të gjithë, ke dhënë këshilla pozitive pa e gjetur asnjëherë pikën negative për tu fundosur, por përkundrazi ka qenë miku besnik dhe i sinqertë që të gjithë duhet të kemi. Në shoqërinë e sotme mendoni se është pak?
Beniada shpesh jep mendimin e saj në lidhje me situata të ndryshme shoqërore në vendin tonë e së fundmi bukuroshja si një ish-banore e “BBV1” ka dhënë mendimin e saj në lidhje me lojën e banorëve këtë edicion të dytë. Për Benin ajo çfarë konkurrentët duhet të bëjnë është ta shijojnë më shumë eksperiencën e tyre, të heqin dorë nga strategjitë dhe të tregojnë më të mirën e vetes së tyre.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”