Transportonte 3 pakistanezë drejt Hanit të Hotit, arrestohet në flagrancë 21-vjeçari

Policia Shkoder

Transportonte tre shtetas pakistanezë drejt kufirit me Malin e Zi, arrestohet në flagrancë 21-vjeçari.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Hanit të Hotit, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, nga kontrollet në terren për të parandaluar dhe goditur paligjshmëritë, kanë evidentuar një tjetër rast të transportimit të emigrantëve, kundrejt pagesave, për të kaluar ilegalisht kufirin, rast për të cilin u arrestua shtetasi O. T., 21 vjeç, banues në fshatin Barbullush, Shkodër.

Ky shtetas u kap në flagrancë tek rrethrrotullimi i Hotit, Malësi e Madhe, teksa transportonte me automjet, 3 shtetas nga Pakistani, me qëllim kalimin e kundërligjshëm të kufirit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook