VIDEO/ As Verona nuk e ndal dot këtë Milan, kuqezinjtë përmbysin gjithçka dhe afrohen 2 hapa larg titullit

Milani ka regjistruar një tjetër fitore shumë të rëndësishme në garën për titull, teksa ka mundur Veronën me rezultatin 1-3.

7a0e7fa5d01d22fb74d98add96c607c6o2

 

Vendasit gjetën të parët avantazhin, por 2 gola nga kombinimi Leao-Tonali dhe më pas një supergol i Florenzit përmbysën gjithçka.

Kuqezinjtë ngjiten kështu përsëri në krye të renditjes me 2 pikë avantazh nga Interi dy ndeshje nga fundi i kampionatit.

Verona-Milan 1-3
39′ Faraoni / 45’+3′ Tonali 50′, Florenzi 87′

NGJARJET KRYESORE

75′ Rrezikon Verona, Lazanja provon me një goditje me kokë që përfunfon jashtë.

64′ Leao i shkon pranë golit, portieri i Veronës kundërpërgjigjet.

50′ Goooool Milani. Tonali finalizon kundërsulmin e Leaos.

45’+3’ GOOOOL MILANI! Shënon Tonali pas një aksioni fantastik të Rafael Leaos në krahun e majtë.

39’ GOOOL VERONA! Kundërsulm i shpejtë i Veronës, harkim nga e majta që shkon në zonë ku Faraoni me kokë dërgon sferën në rrjetë.

35’ Simeone shfaqet rrezikshëm në të djathtën dhe lëshon një diagonale të fortë, sfera prek rrjetën e jashtme në të majtë të Menja.

27’ E djathtë e fortë e Kruniç. Sfera kalon mbi kryqëzimin e shtyllave të portës së Veronës.

19’ Kalabria shfaqet para Montipo por gjuajtja e tij nga e djathta devijohet nga portieri.

16’ Tund rrjetën Milani. Shënon Tonali i cili përfiton nga një top i gjatë nga Menja. por pas vëzhgimit me VAR, goli anulohet për pozicion jashtë loje.  

14’ Pas një harkimi nga e djathta, Kruniç me kokë gjuan drejt portës, por Montipo devijon mbi traversë.

3’ Milanistët kërkojnë menjëherë penallti pas një rrëzimi të Leaos në zonë, gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë.

FORMACIONET ZYRTARE

VERONA (3-4-2-1): Montipo; Kasale, Gynter, Çekerini; Faraoni, Tameze, Iliç, Lazoviç; Barak, Kaprari; Simeone.
Trajner:
I. Tudor

MILAN (4-2-3-1): Menja; Kalabria, Kalulu, Tomori, Hernandez; Tonali, Kesi; Selemakers, Kruniç, Leao; Zhiru.

Trajner: S. Pioli

RENDITJA:

54345

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×