Tedi Cara shënoi një supergol në minutat e para të sfidës midis Kukësit dhe Partizanit dhe gjatë festimit u godit me një shishe në fytyrë, duke e lënë të dëmtuar dhe duke u zëvendësuar.
Shishja e hedhur drejt tij e çau poshtë pjesës së syrit, por pa asnjë dëmtim për vizionin e futbollistit të “demave”.
Në fundin e pjesës së parë, Cara është transportuar drejt Spitalit të Kukësit për të marrë një trajtim më të specializuar, me lojtarin që ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore siç raportohet.
Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
