Interi dhe Juventusi e kanë nisur sezonin në mënyrën më negative të mundshme, teksa të dy ekipet e mëdha italiane ndodhen në të njëjta “ujëra të turbullta” me rezultate dhe paraqitje.
Së fundmi, sipas asaj që raporton “CalcioMercato.it”, zikaltërit dhe bardhezinjtë po provojnë të bëjnë një shkëmbim të bujshëm në merkaton e janarit, mes Robin Gosens dhe Ueston MekKenit.
Anësori gjerman i Interit ende nuk e ka gjetur formën optimale pas dëmtimit të rëndë që pësoi sezonin e kaluar, teksa Juventusi ka ofruar mesfushorin amerikan në këmbim të mbrojtësit të Interit që në janarin e këtij viti erdhi me shumë bujë nga bergamaskët.
Nuk dihet ende se çfarë pritet të ndodhë deri në janar, muaj ku hapet dritarja e transferimeve.
– Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
