Fatet paralele, ja pse vuajnë dhe shpresojnë Inzagi dhe Alegri

Simone Inzagi dhe Masimiliano Alegri ndahen nga dy pikë në renditje, por ajo që i bashkon për momentin është më e fortë se kjo diferencë. Fatet e të dy trajnerëve po ecin paralel, jo vetëm për shkak të rezultateve, por mbi të gjitha për atë që demonstrojnë në fushë skuadrat e tyre.

allegri.inzaghi.inter_.juve_.2021.22.1400x840-583x350

“Derbi i Italisë” këtë herë po zhvillohet në distancë, nëpërmjet krizës së rezultateve dhe asaj të identitetit që ka kapluar të dyja kampet, që deri në përballjen në fushë mes tyre më 6 nëntor, duhet të kenë gjetur zgjidhje.

INTERI I INZAGIT – Në këtë pikë është e kotë të krahasojmë cila prej skuadrave është më mirë, pasi asnjëra nuk do të kënaqej nëse do të ishte e keqja më e vogël. Interi ka humbur identitetin dhe nuk është më as skuadra e vjetshme e Inzagit e më pak akoma ajo e titullit të Kontes. Tani në fushë shikohet cilësi më e pakët, me një lojë konfuze, e cila në vend që të nxjerrë në pah cilësitë më të mira të lojtarëve, u vë në pah defektet.

Gjithmonë i njëjti modul loje dhe gjithmonë të njëjtat zgjedhje të trajnerit që rezultojnë një dështim. Por nëse do të na duhet të gjejmë një anë pozitive, Interi ka marrë tri pikët e para në Champions dhe nuk mund të quhet në mëshirë të fatit. Po ashtu, gjithë reagimi i lojtarëve, edhe pse me shenja nervozizmi, është një sinjal jete që mund t’i bëjë zikaltrit të shpresojnë.

JUVJA E ALEGRIT – Bardhezinjtë i janë rikthyer “Kontit Maks”, që në 15 muajt e tij në krye të torinezëve nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka luftuar, edhe pse vendi i katërt i një sezoni më parë dhe i teti aktual nuk janë të standardit të “Zonjës”.

Por përveç renditjes, kanë qenë mënyra e lojës që ka propozuar dhe deklaratat e tij me nota inferioriteti e dorëzimi ato që e kanë rritur edhe më shumë presionin rreth tij dhe Juves. Vërtet e ka nisur kështu nuk mund të përdoret si alibi për emrin e Juventusit, por përmirësimi i cilësisë së organikës, sigurisht që do t’u shtojë ngjyra bardhezinjve.

KONTRATAT – Pankina e blinduar falë kontratave, ua lehtëson punën të dy trajnerëve për momentin. Alegri përfiton 7 milionë euro në sezon dhe ka edhe dy vite kontratë, kurse edhe në 2015-2016, por këtë herë skuadra e Alegrit nuk tregon shenja rikuperimi dhe luan gjithmonë e më keq. Shpresa e Alegrit ngelet te liderët e grupit.

Di Maria e tradhtoi në fundjavë, por mori përgjegjësitë, ndërsa me rikthimin e Pogbasë e të Kiezës, livornezi mund t’i japë një kthesë sezonit të tij. Sigurisht që kjo rinovimi i Inzagit deri në 2024-ën i siguron atij 5.5 milionë euro, shifra që do ta bënin largimin e tyre vetëvrasje ekonomike për klubet. Pavarësisht kësaj, të dy trajnerët e dinë ama se durimi ka një kufi dhe për të mos e tejkaluar duhet të rikthejnë fytyrat e vërteta të skuadrave përkatëse.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×