Ishte vendosur si vepër arti në muze, studenti ha bananen dhe ngjit lëkurën e saj në mur

banane

Një student arti i Koresë së Jugut ka ngrënë një banane që ishte pjesë e një instalacioni të artistit Maurizio Cattelan. Ai u shpreh me ironi se ishte “i uritur” pasi nuk kishte ngrënë mëngjes.

banane

Vepra e artit e quajtur “Komediani”, pjesë e ekspozitës së Cattelan “WE”, përbëhej një banane e ngjitur me shirit në një mur në Leeum Musuem of Art në Seul.

 Pasi hëngri bananen, studenti, Noh Huyn-soo, ngjiti lëkurën në mur. Muzeu më vonë e zëvendësoi me një banane të re, raportuan mediat lokale.

Leeum Musuem of Art tha se nuk do t’i kërkonte dëmshpërblim studentit. Banania e ekspozuar në muze raportohet se zëvendësohet çdo dy ose tre ditë.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, Noh dëgjohet duke thënë “më falni” dhe heq bananen nga muri. Më pas fillon të hajë bananen dhe lërkurën e ngjiti në mur.

Dëmtimi i një vepre arti mund të shihet edhe si një vepër arti, mendova se do të ishte interesante… A nuk është ngjitur në mur për t’u ngrënë?”, tha studenti.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×