VIDEO/ Mori flakë në ecje, ja çfarë ka ngelur nga autobusi i djegur në Novoselë, brenda tij udhëtonin…

Autobusi I Djegur

Pamjet që shihni tregojnë autobusin e shkrumbuar tek mbikalimi i Novoselës në Vlorë. Ngjarja ndodhi rreth orës 06:50, në aksin rrugor Vlorë-Fier. Gazetari Enrik Mehmeti ka siguruar për BalkanWeb pamjet nga vendi i ngjarjes ku shihet se forcat e shërbimit të zjarrfikëses shuajnë zjarrin, ndërsa nga autobusi nuk ka ngelur asgjë.

Mësohet se ky autobus transportonte punonjës të një fasonerie nga Cakrani, drejt fabrikës. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik në autobus.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×