
Luiz Ejlli ka zbuluar se ka dashur që të largohet nga “Big Brother VIP” rreth dy herë. Teksa ndodhej në dhomën e gjumit, Efi e pyeti se këngëtarin se “sa herë ke dashur që të iki nga shtëpia?”.
Luizi fillimisht tha “1 herë”, por pastaj shtoi dhe një moment tjetër e cila ishte kur është eliminuar partnerja e tij, Kiara Tito. “Sa mirë bëri që u rikthye. Se i binte mos ta shikoja 1 muaj e gjysmë, është shumë. Tani i bie dy javë dhe e di që është e lumtur. E di që e ka unazën në gisht, e di se po pret edhe ajo. Tokë e zënë, tani është duke dalë thashë e ta ketë me vete, tokë private, ruhet nga shteti”, tha ai.
Kur mungojnë vetëm tre ditë nga finalja e BBV, Luizi ka komentuar me banorët për 6 majin, duke u shprehur se kur Arbana të ketë zarfin duke thënë emrin e fituesit, do të humbasë 20 kilogram peshë nga stresi. Duke folur me Efin, Luizi tha se ka dëshirë të dalë ose i katërti ose fitues dhe se nuk do e donte vendin e dytë. Efi nga ana tjetër i tha Luizit se nëse ai nuk shpallet fitues, ai nga inati nuk do e urojë as fituesin. Aludimet për fituesin e këtij edicioni kanë qenë të shumta brenda shtëpisë.
Të katërt finalistët për një arsye apo një tjetër mendojnë se vetë ata do jenë fitues të këtij edicioni. E disa nga diskutimet që ata kanë bërë së fundmi kishte të bënte në lidhje me ishbanorët e shtëpisë. Teksa Luizi po bisedonte me Efin dhe me Kristin i tha atyre se nuk do e harrojë kurrë momentin kur Maestro është larguar nga shtëpia por para se të dilte ai tha se ka përzemër vetëm Oltën dhe Kiarën dhe donte që ta përcillnin për tek dera vetëm ato. “Amraldos nuk do ia fal kurrë që iku dhe dha dua vetë Oltën dhe Kiarën. Nuk do ia harroj”, u shpreh këngëtari. Ndërsa Efi nga ana tjetër solli në vëmendje natën kur ajo u eliminua, pas nominimit “kokë më kokë” me Kiarën dhe Luizin.
Ajo tha se Olta ishte e vetmja banore që nuk e përcolli atë te dera dhe se as nuk u ngrit për ta takuar. Banorët kanë biseduar për planet pas daljes nga shtëpia. Këtë herë ishte Luizi që rrëfeu me detaje se çfarë do të bëjë sapo të dalë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Luizi tha se sapo të dalë do takojë Kiarën me të cilën do kalojë natën e parë pas daljes. Më pas, do takojë dy gra në lagjen e tij, të cilat para shumë muajsh, i kanë thënë atij se nëse futet në “Big Brother” do dalë fitues. Ai shtoi se pas kësaj, do marrë makinën dhe do niset direkt në Shkodër ku do të vizitojë varrin e të atit. Më pas do takojë mamanë e tij që po e pret në Shkodër dhe se bashku do të vijnë në Tiranë. Luizi nuk la pa përmendur edhe planet për dasmën e tij me Kiarën.
Ai madje, po fliste edhe për ndarjen e tavolinave, duke i thënë Kristit se do e ulë atë me Armaldon, Evën, Ermionën, Gentin dhe Ronaldon në tavolinë. Në ditët e fundit brenda shtëpisë është zhvilluar edhe “BBV Live nga shtëpia” në TAR për këtë edicion. Këtë herë Jonida Aliçkolli dhe Elona Duro intervistuan Luiz Ejllin dhe që në fillim na ka treguar se cilët janë katër banorët përveç Kiarës që me të vërtetë i ka pasur përzemër. Luizi tha se banorët që ka dashur me të vërtetë janë: Efi, Kristi, Armaldo dhe Olta. Pak a shumë kjo është kuptuar, pasi Luizi me këta lojtarë, pavarësisht konflikteve, këtyre lojtarëve iu ka dhënë shpeshherë dashuri.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”