
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Vorës, Indrit Hoxha depozitoi sot në SPAK një kallëzim. Mësohet se bëhet fjalë për një kallëzim penal për një tender 2.3 milionë euro për bashkinë e Vorës.
Pasi depozitoi kallëzimin për kryebashkiakun e Vorës, Hoxha u ndal në një prononcim për mediat, ndërsa shtoi se bëhej fjalë për një tender të pastrimit.
Mes të tjerash Hoxha i bëri thirrje SPAK që të hetojë dhe të sekuestrojë dokumentet e bashkisë sa i takon këtij tenderi, ndërsa ftoi institucionet e drejtësisë që të hetojnë pasurinë e tij dhe të kryebashkiakut aktual të Vorës.