
Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Peqinit, pasi ishte shpallur në kërkim pasi kundërshtoi punonjësit e policisë.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi Adi Meçja.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga strukturat e DVP Tiranë.
Arena e Lajmit