Dhunoi një 16-vjeçar për një fanellë futbolli, arrestohet i riu shqiptar në Greqi

Selanik

Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar, pasi ka rrahur një 16-vjeçar grek, pasi kishte veshur fanellën e PAOK-ut, skuadër futbolli në Greqi.

Mediat greke shkruajnë se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:00 në zonën e Sarada Ecclesias të Selanikut.

Sipas dëshmitarëve okularë, i mituri është dhunuar nga shqiptari dhe një bashkëpunëtor me shqelma dhe grushta pasi kishte veshur një xhaketë me logon e skuadrës kundërshtare. Pasi e kanë rrahur e kanë lënë të gjakosur në asfalt dhe kanë ikur.

Dëshmitarët që kanë vënë re ngjarjen dhe kanë dëgjuar zërat e të riut kanë lajmëruar policinë dhe ambulancën, ndërsa 16-vjeçarin e kanë dërguar në një farmaci aty pranë, ku ka mjekuar plagët.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×