Pryanka Chopra rrëfen periudhën e vështirë që kaloi pas ndryshimit që pësoi fytyra e saj kur kreu operacionin e hundës: Rash në një depresion të thellë, mendoja..

pryanka-chopra-1-2

Shëndeti mendor i Priyanka Chopra u rëndua shumë pas ndërhyrjes kirurgjikale që aktores iu desh të bëntë në hundë disa vite më parë.

“Ishte një fazë e errët,“- u shpreh ylli.

40 vjeçarja, tha se më parë ishte këshilluar të hiqte një tip gjëndre në zgavrën e hundës.

Megjithatë, ajo tha se ndërhyrja bëri fytyrën e saj të dukej “krejtësisht ndryshe” dhe kjo gjë bëri që ajo të binte në një depresion të thellë.

Përveç efekteve që pati rinoplastika në pamjen e saj fizike dhe mendimet e brendshme, ajo ndikoi edhe në jetesën e saj.

Fituesja e konkursit Miss World 2000 tha se u pushua nga tre filma të ndryshëm pas operacionit plastik dhe besonte se karriera e saj e aktrimit kishte “mbaruar përpara se të fillonte”.

Chopra tregoi se ajo nuk donte as të diltemë  nga shtëpia e saj, por babai i saj i ndjerë, i cili ishte mjek, e inkurajoi atë të bënte një tjetër operacion plastik.

“Unë u tmerrova nga kjo, por ai tha: ‘Unë do të jem në dhomë me ty’. Ai më mbajti duart dhe më ndihmoi të rindërtoj besimin tim.”

Chopra tha se regjisori i filmit Bollyëood, Anil Sharma gjithashtu e ndihmoi atë të kthehej në rrugën e duhur duke i ofruar asaj një rol dytësor në një film – edhe pse ajo supozohej të luante rolin kryesor.

Në librin e kujtimeve të saj, bukuroshja e Bollyëood-it shkroi se si operacioni i dështuar e la atë të ndihej e “shkatërruar dhe të pashpresë”.

“Nuk mendoja se vetëbesimi im do të rikuperohej ndonjëherë nga goditja,” shkroi ajo në libër.

Megjithatë, Chopra tregoi gjithashtu se si  e ka ndryshuar tashmë këtë prespektivë.

“Tani kur shikoj veten në pasqyrë, nuk habitem më. Unë kam bërë paqe me këtë, është diçka pak më ndryshe nga unë,” tha ajo.

“Unë jam si gjithë të tjerët: e shikoj veten në pasqyrë dhe mendoj se ndoshta mund të humbas pak peshë. Mendoj se ndoshta mund të stërvitem pak më shumë. Por jam edhe i kënaqur. Kjo është fytyra ime. Ky është trupi im. Mund të kem të meta, por unë jam unë.”

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×