Formacion ultraofensiv/ Ideja e çmendur e Tites, Brazili me 5 sulmues

Botërori “Katar 2022” është te dera dhe të gjitha skuadrat e kualifikuara, Brazilin përfshirë, po bëjnë përgatitjet dhe eksperimentet e fundit për evenimentin e vitit.

skysports-brazil-south-america_5539310

Brazili do të përballet sonte në mbrëmje në Le Havër (Francë) kundër Ganës dhe Tite ka vendosur të luajë me një formacion krejt të veçantë.

Bëhet fjalë për një rreshtim mjaft sulmues, teksa gjyqtari do të sinjalizojë nisjen e takimit, Brazili i Tites do të ketë 5 sulmues puro në fushë.

Me Alisonin mes shtyllave, ai pritet ta rreshtojë Brazilin me skemën 4-2-3-1. Në mbrojtje do të jenë Militao, Tiago Silva e Markinjos dhe Aleks Tejesh.

Në mesfushë do të jenë Kasemiro dhe Lukas Paketa, ndërsa para tyre do të jenë Rafinja, Nejmar e Vinicius, të cilët do të mbështesin sulmuesin e vetëm të deklaruar Riçarlison.

Por kjo skemë e aplikuar nga Tite ndryshon në mënyrë dinamike sapo Brazili vihet në kontroll të topit, me lojtarin e Seviljes, Aleks Tejesh, i cili kalon si lojtari i dytë në mesfushë në krah të Kasemiros, duke i lënë rrugë të lirë Lukas Paketës t’i bashkohet linjës së sulmit ku operojnë Nejmar, Vinicius e Rafinja si dhe Riçarlison.

Në këtë skenar, Brazili do të shfaqej me 5 sulmues para mbrojtjes kundërshtare: Rafinja në të djathtë, Paketa e Nejmar në qendër, Vinicius në të majtë dhe në majën e sulmit do të jetë Riçarlison.

Kjo ide e çmendur e trajnerit Tite ka kohë që qarkullon në mediat braziliane dhe sipas të gjitha gjasave do të testohet sonte në mbrëmje në miqësoren kundër Ganës.

Në konferencën para takimit, Tite ka deklaruar qartë se çelësi i suksesit do të jetë tek ekuilibri i skuadrës në fushë.

Me kampionatin botëror në mendje është e pashmangshme të mendosh sulmin e Brazilit, legjendat e jeshilartëve në vijën e parë, të cilët kanë qenë esenca e kësaj skuadre, duke e ndihmuar të fitojë 5 herë titullin botëror.

Në dy sukseset e fundit, në vitin 1994 ishin në fushë një grup argëtuesish: Mazinjo, Mauro Silva, Dunga, Zinjo, Bebeto e Romario, teksa në vitin 2002 ishin legjendarët Kafu e Robert Karlos në krahë, Ronaldinjo, Rivaldo e Ronaldo në sulm, të aftë të shënonin 2.57 gola për ndeshje.

BR (1)

Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×